
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Vlorë, ku një 73-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga materiale të rënda brenda ambienteve të një magazine hidrosanitaresh.
Viktima mësohet se ishte pronari i magazinës “Blue Star”.
Sipas të dhënave paraprake, 73-vjeçari ndodhej brenda ambienteve të biznesit kur një sasi materialesh të rënda është rrëzuar duke e zënë poshtë.
Plagët e marra kanë rezultuar fatale dhe ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, shërbimet zjarrfikëse dhe policia.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit, mënyrën se si janë rrëzuar materialet dhe nëse janë respektuar rregullat e sigurisë brenda ambienteve të magazinës.






