Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër pas tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës para Kuvendit.

Ai i ka cilësuar të turpshme veprimet ndaj veteranëve dhe familjarëve të dëshmorëve, ndërsa përgjegjësinë politike ia ka atribuar qeverisë.

“Në kohërat më të vështira, i gjithë populli ishte me UÇK. Është e turpshme se sot, kur jetojmë në liri që e solli UÇK, të kemi një qeveri që godet mbi veteranë, mbi fëmijë dëshmorësh. Pabesi që kurrë nuk do të harrohet”, deklaroi Endrit Thaçi.

Reagimi vjen pas tensioneve të një dite më parë në Prishtinë, ku protestuesit kërkuan që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të miratoheshin edhe në lexim të dytë.

Projektligji ishte miratuar në parim në Kuvend, por procedura për votimin e tij të përshpejtuar nuk përfundoi brenda seancës.

Situata jashtë Kuvendit u përshkallëzua gjatë mbrëmjes, me përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe mjeteve piroteknike. Disa persona kërkuan ndihmë mjekësore pas incidenteve.

Endrit Thaçi u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për këtë të martë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku kërkohet miratimi i ndryshimeve në ligjin për Specialen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu