
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën në spital.
Sipas të dhënave paraprake, i mituri dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes mjekësore nuk ka mundur të mbijetojë.
Rasti është referuar për verifikim dhe autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe rrethanat në të cilat është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 12-vjeçarit.
Priten të dhëna të tjera nga verifikimet mjekësore dhe hetimore për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.






