
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lurë–Rrëshen, pranë fshatit Kurbnesh, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Si pasojë, një 20-vjeçar që udhëtonte si pasagjer ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, gjithashtu 20 vjeç, dhe një pasagjer 15-vjeçar janë plagosur dhe janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.






