
Problemet me energjinë elektrike kanë paralizuar për rreth një orë procesin e imbarkimit në Portin e Vlorës, duke lënë në pritje rreth 700 pasagjerë dhe 180 automjete.
Sipas informacioneve nga terreni, ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga një defekt gjatë punimeve të ujësjellësit në zonën pranë portit.
Mungesa e energjisë ka sjellë vonesa në procedurat e imbarkimit dhe krijimin e radhëve të gjata, ndërsa qindra pasagjerë kanë mbetur në pritje të rifillimit të operacioneve.
Autoritetet po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë, në mënyrë që procesi i imbarkimit të vijojë normalisht.






