Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një punonjës i Bashkisë ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:00 të kësaj të marte, në rrugën e Dobravës, pranë fshatit Bujan. Katër punonjësit e Bashkisë Tropojë po kryenin punime për shpërndarjen dhe vendosjen e shtyllave të ndriçimit.

Sipas hetimeve paraprake, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, katër punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin për shkak të peshës së saj. Shtylla dyshohet se ka prekur telat e energjisë elektrike, duke përcjellë rrymën te punonjësit.

Si pasojë, 59-vjeçari Muhamet Sylisufaj ka humbur jetën.

Tre punonjësit e tjerë, të moshave 40, 47 dhe 21 vjeç, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Bajram Currit për trajtim mjekësor.

Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave në zbatim të planit të punës të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.

Grupi hetimor po vijon veprimet për të përcaktuar rrethanat e plota dhe përgjegjësitë për ngjarjen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu