Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në liqenin e Pogradecit, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën pasi është hedhur në ujë nga një pedalinë.

Viktima është identifikuar si Kertis Rizvani. Sipas të dhënave paraprake, i riu ndodhej në liqen së bashku me dy persona të tjerë, kur dyshohet se është hedhur në ujë për t’u larë.

Pas hedhjes nga pedalina, 30-vjeçari nuk ka mundur të dalë nga uji dhe është mbytur.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku ka edhe roje plazhi, ndërsa paraprakisht dyshohet se i riu mund të jetë hedhur në një pjesë të thellë të liqenit.

Ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 30-vjeçarit.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu