
Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në Fiershegan të Lushnjes, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur si pasojë e një defekti në kondicioner. Pajisja ka marrë flakë në katin e parë të banesës dhe më pas zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në katin e dytë.
Për fat të mirë, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Dëmet janë vetëm materiale, ndërsa ende nuk është bërë i ditur bilanci i plotë i pasojave në banesë.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe nëse shpërthimi i kondicionerit erdhi nga një defekt teknik apo problem në rrjetin elektrik.






