Salma Hayek ka bërë një paraqitje të rrallë publike me vajzën e saj 18-vjeçare, Valentina Paloma Pinault, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave për ngjashmërinë e madhe mes tyre.

Dyshja janë protagonistet e episodit më të fundit të “Carversations”, një seri e Instagram-it që synon të nxisë biseda të sinqerta mes prindërve dhe fëmijëve. Episodi është xhiruar në Barcelonë, ku nënë e bijë shihen gjatë një dite pazari dhe ndajnë mendime për modën.

Gjatë bisedës, Hayek tregon se frymëzohet nga shija artistike e vajzës së saj dhe se e ka parë të zhvillojë stilin personal që në moshë të vogël. Nga ana tjetër, Valentina nuk ngurron të kritikojë zgjedhjet e nënës së saj, duke refuzuar me humor një veshje që aktorja i propozon.

Valentina është fryt i martesës së Salma Hayek me miliarderin francez François-Henri Pinault. Edhe pse rrallë shfaqet në publik, ajo ka qenë pranë nënës në disa nga eventet më të rëndësishme të viteve të fundit, përfshirë ceremoninë e “Oscar”, festën e “Vanity Fair” dhe “Serpentine Summer Party” në Londër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu