
Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me një gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj, pasi hyri në perimetrin e sigurisë në zonën e plazhit publik pranë Ishujve të Ksamilit, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Sipas Policisë së Shtetit, shkelja u konstatua gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, të cilat po monitorojnë vijën bregdetare për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik.
Pas verifikimeve, autoritetet bllokuan mjetin lundrues, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi me inicialet A. B., u gjobit me masën administrative prej 500 mijë lekësh të rinj.
Policia u ka bërë apel të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe operatorëve turistikë që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, për të shmangur rrezikimin e jetës së pushuesve dhe masat ndëshkuese.






