Të kesh një qen në shtëpi mund të sjellë më shumë përfitime sesa vetëm shoqëri dhe dashuri të pakushtëzuar. Sipas studimeve të përmendura nga media amerikane The Washington Post, qentë mund të ndikojnë pozitivisht edhe në jetëgjatësinë dhe shëndetin e njerëzve.

Ekspertët theksojnë se pronarët e qenve kanë tendencë të jenë më aktivë fizikisht, pasi ecjet dhe kujdesi i përditshëm për kafshën rrisin lëvizjen dhe aktivitetin ditor.

Po ashtu, disa kërkime kanë lidhur praninë e qenve me uljen e stresit, ankthit dhe ndjenjës së vetmisë.

Sipas artikullit, lidhja emocionale mes njerëzve dhe qenve mund të ndikojë pozitivisht edhe në shëndetin mendor, duke përmirësuar humorin dhe cilësinë e jetës.

Autori Steven Petrow rrëfen eksperiencën personale me katër qentë që ka pasur gjatë jetës, duke i përshkruar ata si shoqërues besnikë dhe dëgjues të shkëlqyer.

Komentuesit në artikull ndajnë gjithashtu histori personale, ku tregojnë se qentë i kanë ndihmuar të përballojnë periudha të vështira emocionale dhe i kanë nxitur të bëjnë më shumë aktivitet fizik.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se edhe pse ka studime premtuese, nuk mund të thuhet me siguri absolute se të kesh qen garanton jetë më të gjatë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu