Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përqendruar akuzat ndaj familjes Balluku gjatë deklaratës për protestën e opozitës, duke sulmuar drejtpërdrejt ish -zëvendëskryeministren Belinda Balluku së bashku me ish-bashkëshortin e saj drejtor i ABCNews, Sokol Balla.

Berisha pretendoi se pretendimet për turistë të “kontraktuar” nga opozita ishin pjesë e një skenari të organizuar nga policia dhe qeveria.

Sipas tij, procesverbali i policisë tregon se qytetarët e huaj kishin mbërritur rastësisht në protestë dhe nuk kishin marrë pjesë në akte dhune.

“Më dëgjuat ju media, Sokol Balluku, Carlo Bolino mafiozi, dhe Adriatik Doçi, zëdhënësi i Linda Surrelit, Linda Ramës, u vërsulën me tërbim se paskemi kontraktuar qytetarë të huaj dhe kanë dëshmuar qytetarët e huaj se i kemi kontraktuar ata për të hedhur mjete piroteknike.Dhe bëjnë zbulimin e madh se tre qytetarë të huaj kanë dëshmuar në polici këto dhe këto. Sigurisht, të gjitha këto nga zyra e Ramës të dala, debate të mëdha në studiot e tyre të kontrolluara dhe në krye të kësaj stuhie mashtrimi qëndronin Sokol Balluku i cili ka vjedhur dhjetëra milionë nëpërmjet ish-bashkëshortes së tij, që kanë ndarë shtratin por jo paratë. Imagjinoni ju tani çfarë divorci është ai. Ata janë, domethënë ata janë edhe ajo është një pseudo se këta janë të pakonceptueshëm, se transaksionet janë gjetur të gjitha tek ai, pavarësisht se gjoja janë të ndarë. ”

Berisha tha se opozita nuk do të tërhiqet dhe se protestat do të vijojnë deri në largimin e qeverisë.

“Janë të aftë të inskenojnë çdo gjë, por fundin e kanë në turpin e historisë”, u shpreh kreu i PD në fillim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu