
Binjakët Shpendi vijojnë formën e shkëlqyer në Serie B, duke u kthyer në protagonistë të kampionatit italian.
Pas golit të shënuar një ditë më parë nga Stiven Shpendi me Empolin, që e çoi në kuotën e 9 realizimeve sezonale, sot ishte radha e Kristian Shpendit me Çezenën.

Kristiani gjeti rrugën e rrjetës vetëm katër minuta pasi u aktivizua në fushë, duke realizuar golin e nëntë për këtë sezon, njësoj si vëllai i tij. Përveç golave, ai numëron edhe katër asistime.

Goli i sotëm u shënua ndaj Spezia Calcio, ndërsa sezonin e kaluar sulmuesi e mbylli me 11 gola. Me ritmin aktual, 23-vjeçari duket në rrugën e duhur për ta tejkaluar këtë shifër.
Binjakët shqiptarë po konfirmohen si një nga dyshet më premtuese në futbollin italian këtë sezon.






