Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Gramsh–Porocan, ku një kamion ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur.

Sipas informacionit paraprak, kamioni drejtohej nga shtetasi Sh. K., 38 vjeç. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu