
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë Konferencës së Kryetarëve, ritheksoi se mazhoranca është plotësisht e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për t’i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas standardeve më të mira ndërkombëtare, si edhe për një ndarje administrative-territoriale funksionale.
“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju plotësisht për t’i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas standardeve më të mira zgjedhore, Ndarje Administrative Territoriale funksionale, e gjithçka tjetër.
Duhet ta fiksoni mirë në mendje se ju nuk mund te bllokoni reformat. Kemi bere nje marreveshje ne sesionin e kaluar per ngritjen e komisioneve. Nese ju sot thoni terhiqeni nga komisionet kjo është shkelje e marrëveshjes në mënyrë te njëanshme. Ne do të detyrohemi të vazhdojmë punën dhe pa ju.”
Megjithatë, Balla ishte i prerë se opozita nuk mund të bllokojë reformat, duke kujtuar marrëveshjen e arritur në sesionin e kaluar për ngritjen e komisioneve të posaçme.
“Nëse sot thoni tërhiqemi nga komisionet, kjo është shkelje e njëanshme e marrëveshjes. Në këtë rast, ne do të detyrohemi të vazhdojmë punën edhe pa ju”, paralajmëroi ai.
Në fokus të fjalës së tij ishte Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, i cili, sipas Ballës, duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR, me përparësi depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore.
“Duhet të marrë fund kjo qasje e papranueshme për një vend që synon të jetë anëtar i Bashkimit Evropian: partitë votohen dhe partitë numërojnë”, u shpreh Balla, duke shtuar se vonesat në nxjerrjen e rezultateve zgjedhore janë një problem i njohur nga të gjitha palët politike.
Ai theksoi nevojën që rezultatet zgjedhore të shpallen në një kohë shumë më të shkurtër, madje duke hedhur idenë që numërimi të kryhet drejtpërdrejt në qendrat e votimit, sidomos në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Sa i përket reformës zgjedhore, Balla rikujtoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor kërkojnë të paktën 84 vota në Kuvend, ndërsa PS ka shpallur ambicien për një reformë më të thellë kushtetuese, që përfshin edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve në 100 ose 101.
Në përgjigje të pretendimeve të opozitës për mohim të fjalës në Kuvend, Balla solli si argument kohën reale të diskutimeve gjatë sesionit të kaluar.
“Opozita ka pasur 48 orë diskutime në seancë plenare, ndërsa shumica bashkë me qeverinë 40 orë. Ky është një indikator shumë domethënës”, theksoi ai.
duke e akuzuar atë për humbje kohe me thirrje për revolucione dhe përgatitje alibish për humbjen e radhës zgjedhore.
“Mos humbisni kohë kot me thirrje dhe përbetime revolucionesh që nuk kanë për të ndodhur. Mos humbisni kohë kot as me shtrimin e tapetit të alibisë për humbjen e radhës”, deklaroi Balla.






