Ligjvënësi demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar pas lajmeve se ka dalë në komunikimet e supozuara me ish kreun e ARRSH-së, Ervis Berberi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi teksa e cilëson atë një propagandë nga medait pranë qeverisë, shkruan se, një diversion i lodhur, tjerrë për muaj e javë me radhë, për të shndërruar një bisedë djemsh të para 5 viteve e gjysmë, në një skandal me emrin tim, u ra kokës si bumerang.

Duke e konsideruar këtë një përpjekje të ndyrë, Këlliçit thotë se kjo nuk e bën ‘pis’, kauzën e Teatrit Kombëtar, vendi i krimit, të cilit kriminelët iu kthyen duke mos i bërë dot ballë panikut nga qelitë.

‘Panik përballë një opozitari që nuk kontrollohet, nuk blihet dhe nuk trembet’, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.

‘Një proces që ka nisur prej kohësh dhe që sot ka hyrë në fazën kur as shpifjet, as kacafytjet mes tyre, as sulmet qesharake ndaj meje, nuk e ndryshojnë drejtimin e denoncimit të drejtpërdrejtë të kokës së organizatës kriminale. Shahut të tyre u erdhi fundi, mbreti u ka mbetur pa lëvizje. Së shpejti mat!’, përmbyll reagimin e tij, deputeti i PD, Belind Këlliçi.

Statusi

Propaganda nuk ka më takat…

Në ditën më të zezë për pushtetin më kriminal dhe të korruptuar në Europë, një diversion i lodhur, tjerrë për muaj e javë me radhë, për të shndërruar një bisedë djemsh të para 5 viteve e gjysmë, në një skandal me emrin tim, u ra kokës si bumerang!

Pa i marrë kurrë seriozisht, prita gjithsesi se deri ku mund të shkonte kjo fabul e marrë, ushqyer me dhjam nga pleshtat e pushtetit.

Nga “komunikimet” e supozuara me Ervis Berberin e burgosur, tek porositë për molotovë të freskët para Bashkisë dhe plani diabolik ideuar nga zyrat e kryeministrisë, për të goditur ato te bashkisë, përfunduan tek dy mesazhe çunash, për lojra me letra online një pasdite maji, vetëm dy ditë pasi kisha dalë nga komisariati me të tjerë protestues, dy ditë pas shembjes kriminale të Teatrit Kombëtar.

Kjo përpjekje e ndyrë nuk e bën dot pis as kauzën e Teatrit Kombëtar, vendi i krimit të cilit kriminelët iu kthyen duke mos i bërë dot ballë panikut nga qelitë. Panik përballë një opozitari që nuk kontrollohet, nuk blihet dhe nuk trembet.

Të kisha ndjekur çdo rrugë ligjore për shpifje e denigrim të sponsorizuar, nuk do kisha arritur kurrë suksesin e këtij vetdemaskimi qesharak. Një vetvrasje logjike, ku qeveria “financon” opozitën, për të “vrarë” qeverinë.

Dështim për të sfiduar edhe estradën e Fierit, me skeçin ku partizani qe veshur si partizan për ta marrë si gjerman.

Nga propaganda e grabitësve më të paepur të shqiptarëve, këtë rradhë pritej pak më shumë fantazi, por dëshpërimi i fundit të pashmangshëm, ngopet edhe me diversione të trasha.

Dhe qendrojmë tek fundi i pashmangshëm!

As banori i burgut të Durrësit, as Redaktori i vet zhgërryer në paranoja, as e pandehura e (pa)penduar mjeshtre shantazhesh me gjithë taborët e stonuar të medias mercenare, nuk e ndalin dot goditjen finale.

Një proces që ka nisur prej kohësh dhe që sot ka hyrë në fazën kur as shpifjet, as kacafytjet mes tyre, as sulmet qesharake ndaj meje, nuk e ndryshojnë drejtimin e denoncimit të drejtpërdrejtë të kokës së organizatës kriminale.

Shahut të tyre u erdhi fundi, mbreti u ka mbetur pa lëvizje.

Së shpejti mat!/Syritv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu