Situata nga zjarret në Fier është rënduar ndjeshëm, ndërsa një nga vatrat më problematike është ajo në Levan, ku flakët kanë përfshirë tre banesa.

Për shkak të përhapjes së zjarrit dhe rrezikut për banorët, familjet e zonës janë evakuuar, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për izolimin e vatrës.

Situata paraqitet veçanërisht problematike për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve. Në zonën e Fierit gjatë së premtes janë raportuar disa vatra zjarri, përfshirë Radostinën dhe Levanin.

Në një tjetër zonë të prekur nga flakët është përfshirë edhe një stallë bagëtish, ku janë dëmtuar makineri bujqësore, ndërsa është bërë e mundur shpëtimi i 20 krerëve lopë.

Autoritetet dhe ekipet zjarrfikëse po vijojnë punën në terren për të vënë nën kontroll vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave dhe objekteve të tjera.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu