Gjashtë shqiptarë janë në mesin e 28 të arrestuarve gjatë operacionit të autoriteteve italiane kundër një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut. Në pranga u vunë 28 persona, 25 prej të cilëve u lanë në burg, ndërsa 3 të tjerë në arrest shtëpie. Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani, të gjithë janë në arrest në burg.

Të arrestuarit i përkasin një organizate kriminale të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës, e cila, me mbështetjen e shqiptarëve, promovoi, organizoi dhe financoi trafikun ndërkombëtar të drogës. Midis tyre është një shtetas kinez, i akuzuar për pastrim parash, i cili lehtësoi pagesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit “fei ch’ien”.

Hetimi u krye kryesisht nëpërmjet analizës së busedave në SkyECC. Të arrestuarit shqiptarë lëviznin me Lamborghini në Milano e flinin në hotele luksi tip Armani Hotel etj.

Rrjeti vepronte ndërkombëtarisht, me degë në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil, duke përdorur mesazhe të koduara dhe kontakt të drejtpërdrejtë me ndërmjetës shqiptarë dhe furnizues të Amerikës së Jugut. Brenda afërsisht dy vitesh, organizata transportoi drogë me vlerë të vlerësuar mbi 27 milionë euro.

Importet e kokainës kryheshin kryesisht nga deti, duke përdorur teknika “të vjedhjes”. Droga vendosej brenda kontejnerëve të destinuar për transport të ligjshëm tregtar. Importet me një total prej mbi 3.5 tonësh u rindërtuan, nga të cilat më shumë se 400 kg u sekuestruan në Itali dhe jashtë vendit.

Arrest në burg:
Marjus Aliu (shqiptar)
Fatjon Aliu (shqiptar)
Elvis Aliu (shqiptar)
Ervin Bashmeta (shqiptar)
Kujtim Daiu (shqiptar)
Artur Hoxhosmani (shqiptar)
Franco Barbaro, Platì, 1976
Antonio Barbaro, Locri, 1984
Giuseppe Trimboli, Locri, 1977
Bruno Trimboli, Platì, 1976
Rocco Violi, Milano, 1989
Michele Portolesi, Platì, 1975
Antonino Chindamo, Polistena, 1988
Bartolomeo Pepè, Cinquefrondi, 1983
Luciano Scarinci, Locri, 1984
Giuseppe Barbaro, Locri, 1986
Giuseppe Catanzariti, Locri, 1984
Davide Cannone, Milano, 1977
Francesco Costa, Locri, 1979
Giuseppe Grillo, Locri, 1974
Giuseppe Scarfò, Polistena, 1990
Giancarlo Tasca, Milano, 1984
Antonio Rosario Trimboli, Locri, 1982
Stefano Virgilio, Milano, 1991
Yubo Xe
Arrest shtëpiak:
Francesco Biondo, Palermo, 1951
Giuseppe Foti, Catanzaro, 1977
Giuseppe Perre, Locri, 1997

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu