
Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen në Milano me një pamje krejt ndryshe nga stili vezullues me të cilin jemi mësuar ta shohim.
Ylli 56-vjeçar u shfaq e veshur nga Dolce & Gabbana me një kostum të zi prej kadifeje, të përbërë nga pantallona, jelek dhe xhaketë. Këmisha e bardhë, kravata e zezë dhe kapela me strehë në stilin klasik anglez e bënin pamjen e saj të ngjashme me atë të personazheve të serialit të famshëm “Peaky Blinders”.
Dhe kjo ngjashmëri nuk ishte aspak rastësi. Vetë J.Lo publikoi fotot në Instagram duke shkruar: “Po jetoj fantazinë time si Thomas Shelby”, një referencë e drejtpërdrejtë për protagonistin e njohur të serialit.
Lopez ndodhet në Itali në kuadër të Javës së Modës në Milano dhe ishte e pranishme në sfilatën e Dolce & Gabbana për koleksionin Pranverë/Verë 2027.
Pamja e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë aftësinë e këngëtares dhe aktores për të kaluar nga veshjet elegante të tapetit të kuq te një stil klasik mashkullor i frymëzuar nga moda britanike.






