Një autobus me turistë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në hyrje të tunelit në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, pas konstatimit të zjarrit, turistët që ndodheshin në autobus kanë zbritur nga mjeti.

Incidenti ka shkaktuar bllokimin e rrugës dhe probleme me qarkullimin e automjeteve në këtë aks.

Deri tani nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e zjarrit.

Në zonë po punohet për normalizimin e qarkullimit dhe hapjen e plotë të rrugës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu