Inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, ata të Inspektoratit Shtëtëror të Tregut dhe të Inspektoratit për punë me të huajt dhe Ministria e Punëve të Brendshme konstatuan disa shkelje në një mbrëmje argëtuese të organizuar në Kavadar, ku po performonte një artist serb.
Raportohet se mbrëmë, këngëtari serb Aca Lukas ka mbajtur performancë në një lokal në Kavadar, ku gjatë koncertit është arrestuar. Sipas informacioneve fillestare, shkak për arrestimin ishte fillimisht fakti që lokali ishte i regjistruar si kafiteri dhe nuk kishte leje për këtë lloj eventi, respektivisht kishte kapacitet maksimal prej 200 personave, ndërsa prezent ishin mbi 500 persona.

Inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, ata të Inspektoratit Shtëtëror të Tregut dhe të Inspektoratit për punë me të huajt dhe Ministria e Punëve të Brendshme konstatuan disa shkelje.

“Me datë 22 nëntor 2025, në orën 00:10, zyrtarë policorë nga SPB Kavadar arrestuan A.V. (57) nga Republika e Serbisë. Gjatë një kontrolli në lokale gastronomike në rajonin e Kavadarit, zyrtarët policorë nga SPB Kavadar, Departamenti i Kriminalistikës pranë QPB-Veles, Inspektori për të huajt nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare ‘Jug’, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin e Punës dhe nga Drejtoria për të Ardhura Publike, gjatë kontrollit të restorantit në Kavadar ku po mbante performancën, konstatuan se ai performonte pa lejen e nevojshme. Për shkeljen e kryer, është dorëzuar kërkesë për nisje të procedurës gjyqësore kundër tij, sipas nenit 217, paragrafi 1, pika 2 të Ligjit për të Huajt. Policia e shoqëroi në Gjykatën Themelore të Kavadarit, në procedurë të shkurtuar, ku iu shqiptua gjobë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu