
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Samitin Growth Plan, u shpreh se vendet e Balkanit Perëndimor s’po kërkojnë lëmoshë dhe as nuk po luten për t’u futur në BE.
Edi Rama: BP po ecën nga rreziku në mundësi. Për vite të tëra jemi quajtur të paparashikueshëm, por faktet tregojnë të kundërtën. BP nuk janë pika e dobët e Evropës, por mundësia e Evropës.
Një treg i ri, një krah pune i kualifikuar, një vendndodhje strategjike, një rajon që kërkon të rritet me Euopën dhe jo në kurriz të saj. Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qendër të historisë sonë europiane edhe përmes ekonomisë.
Europa nuk është diçka që po e presion, por diçka që po e ndërtojmë. Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere, kjo është diçka që mund te ndihet, dëgjohet në çdo pohim e deklaratë të udhëheqësve në tryezë, askush nuk po kërkon nder, askush nuk po thërret për tu shpërblyer me ëmbëlsira por vjen me krenarin për të ofruar vlera dhe mund e djersë. Falë Zotit nuk duhet gjak, ne nuk po lutemi për të hyrë në BE nuk po përkojmë lëmoshë, por kërkojmë çdo ditë të jemi më gati, po japim rezultate.







