
Në Zyrih u hodh shorti për ndeshjet e Play Off të Botërorit. Shqipëria do të përballet me Poloninë dhe nëse e fiton pret fituesen e ndeshjes Ukrainë-Suedi.

Ndërsa Kosovës i ra shorti me Sllovakinë. Dhe më pas nëse fiton i bie të përballet me Turqinë ose Rumaninë. Ndeshjet luhen në muajin mars, 26 sfidat e para dhe finalet në 31.







