
Federata Shqiptare e Futbollit i ka njoftuar zyrtarisht UEFA-s se tërheq mbështetjen për rizgjedhjen e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s. Vendimi është bërë i ditur përmes një letre të presidentit të FSHF-së, Armand Duka.
Ndërkohë, sipas një deklarate të publikuar nga UEFA, qëndrimi për bojkotimin e kompeticioneve të FIFA-s mbetet i pandryshuar, pavarësisht tërheqjes së planit për shitjen e të drejtave të garave.
UEFA thekson se kushtet e vendosura ndaj FIFA-s nuk janë përmbushur. Sipas saj, jo vetëm që duhej të tërhiqeshin propozimet për shitjen e kompeticioneve kryesore, por duhej të jepej edhe garanci se iniciativa të tilla nuk do të përsëriteshin.
Organizata europiane shton se ka humbur besimin te drejtimi i Gianni Infantinos dhe se deklaratat e fundit të FIFA-s nuk ndryshojnë këtë qëndrim. Nëse nuk ka zhvillime të reja, 55 federatat anëtare të UEFA-s mund të mos marrin pjesë në kompeticionet e FIFA-s, përfshirë edhe Botërorin 2030.






