Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara po përballen me mungesë municionesh, duke deklaruar se vendi disponon rezerva të mëdha armësh dhe se prodhimi i tyre po vijon me ritme të larta.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump paralajmëroi se personat që kanë nxjerrë informacione të klasifikuara do të përballen me hetime dhe kërkoi dënime të gjata me burg për autorët e rrjedhjeve.

Reagimi vjen pas raportimeve të mediave amerikane se lufta me Iranin dhe mbështetja ushtarake për Ukrainën kanë ushtruar presion mbi rezervat e raketave me precizion të lartë të SHBA-së. Sipas këtyre raportimeve, presidenti kishte zhvilluar edhe një bisedë me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, për gjendjen e arsenalit.

Ndërkohë, Irani deklaroi se mbështetet te prodhimi vendas i armëve dhe është i gatshëm t’i përgjigjet çdo kërcënimi, duke argumentuar se teknologjia e tij ushtarake është superiore ndaj sistemeve të importuara në rajon.

Edhe pse administrata amerikane këmbëngul se rezervat janë të mjaftueshme, Pentagoni ka kërkuar fonde shtesë për të rimbushur arsenalin dhe për të rritur prodhimin e municioneve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu