Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u ka bërë thirrje liderëve politikë të Kosovës të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të reja në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në reagimin e saj, ambasada thekson se ngërçi i zgjatur politik po i kushton Kosovës mundësi të humbura dhe kërkon që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit në interes të qytetarëve.

Mesazhi vjen pasi seanca për konstituimin e Kuvendit u shty me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kërkoi më shumë kohë për negociatat lidhur me çështjen e presidentit.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore. Ky afat përfundon më 7 gusht në orën 23:59.

Kurti deklaroi se konstituimi i institucioneve do të vijojë vetëm pasi të arrihet një dakordësi për zgjedhjen e presidentit, ndërsa SHBA ritheksoi se qytetarët presin që liderët të përmbushin përgjegjësitë e tyre kushtetuese.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu