Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka marrë vendimet e fundit për sfidën vendimtare ndaj Andorrës, një ndeshje që trajtohet si finale për ëndrrën e Botërorit.

Burime pranë “Panorama Sport” bëjnë të ditur se dy futbollistë do të përfundojnë në tribunë në përballjen e sotme:

Klisman Cake

Adrion Pajaziti

UEFA lejon regjistrimin e vetëm 23 lojtarëve të gatshëm, ndërsa trajneri brazilian ka në dispozicion 25 futbollistë, çka ka detyruar përjashtimin e dy emrave nga lista e ndeshjes.

Vendimet e Silvinjos vijnë në një moment tensioni maksimal, me Kombëtaren kuqezi që kërkon me ngulm një fitore historike për të mbajtur gjallë shpresat drejt Kupës së Botës.

—

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu