Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të Nju Jorkut, pasditen e së mërkurës, 11 nëntor 2026.

Ngjarja e rëndë është raportuar nga CNN, duke iu referuar autoriteteve të Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut.

Sipas informacioneve të para, ndërtesa është shembur gjatë pasdites, duke shkaktuar viktima dhe duke mobilizuar ekipet e emergjencës.

Dy personat e plagosur kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se të paktën një person tjetër kishte mbetur i bllokuar në rrënoja.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi mes materialeve të shembura të ndërtesës, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon.

Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e viktimës dhe personave të plagosur.

Shkaqet e shembjes së ndërtesës mbeten të paqarta dhe pritet të përcaktohen nga hetimet e autoriteteve amerikane.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu