Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, i cili mbahet më 9 nëntor 2025. Numri total i votuesve brenda vendit është 1.316.672, ndërsa 29.725 qytetarë do të votojnë jashtë Kosovës.

1.690 votues do të hedhin votën për herë të parë.

Raundi i dytë zhvillohet në të gjitha komunat ku më 12 tetor askush nuk arriti mbi 50% të votave. Zgjedhjet e 9 nëntorit nuk janë vetëm një betejë për pushtet, por edhe një provë për maturinë demokratike të Kosovës dhe angazhimin e të rinjve në procesin politik./Rtv21

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu