Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komenteve të Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos, e cila u shpreh se Shqipëria ka bërë prgres të paparë dhe hodhi poshtë idetë që një vend anëtar të mos ketë të drejtë vetoje.

Në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar me këtë foto, Rama shkruan:

“Po, ia dolëm!  Dhe do të bëjmë çfarëdo që duhet për të arritur më në fund të ulemi si të barabartë në tryezën e BE-së. Le të vazhdojmë, në shpejtësi përpara, së bashku 🇦🇱💌🇪🇺”

Mesazhi i kreut të qeverisë vjen në një moment ku Kos deklaroi se Shqipëria mund të arrijë mbylljen e kapitujve deri në vitin 2027, por theksoi se kjo kërkon punë të madhe dhe nuk mund të ketë dy kategori vendesh brenda BE-së.

Ky reagim shihet si një sinjal optimizmi nga Rama, duke theksuar vendosmërinë për ta çuar procesin deri në fund dhe vendin të ulet si i barabartë në tryezën europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu