Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë 15 gusht besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e Festës së Fjetjes së Shën Mërisë.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e cilësoi 15 gushtin një ditë të shenjtë, duke përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët që kremtojnë festën.

“Dita e shenjtë e Festës së Fjetjes së Shën Mërisë. Për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë, një festë të bekuar”, shkruan Rama.

Festa e 15 gushtit është një nga kremtimet e rëndësishme të kalendarit të krishterë dhe shënohet nga besimtarët me mesha, liturgji dhe pelegrinazhe.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu