
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, reagoi me tone ironike ndaj kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor mbi çështjen “McGonigal”. Ai tha se opozita po tenton ta kthejë Kuvendin në “kinema” me akuza të sajuara dhe se po përpiqet të marrë rolin e Prokurorisë.
“Gjykata Kushtetuese ka thënë qartë se Parlamenti nuk mund të përpijë kompetencat e Prokurorisë”, u shpreh Gogu.
Duke ironizuar, ai shtoi:
“E rëndësishme është që më në fund gjetët një amerikan që e doni. Shumë mirë bëni.”
Sipas tij, opozita po merret me “sajesat që i ka marrë era”, ndërsa çështja “McGonigal” është “as shqiptare, as e re, as e ndershme”.
Në fund të fjalës së tij, Gogu e mbylli me një thumb:
“E dini si quhet ai që bën të tjerët të qeshin me veprimet e tij të shkathëta? Quhet karagjoz.”
 
            
 
	