Edi Rama reagoi ndaj një deklarate të gjatë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila e kritikonte për qëndrimet e tij të dikurshme ndaj Gjykatës Speciale. Ai theksoi se, ndryshe nga sa pretendohet, gjithmonë ka qenë kritik ndaj procesit të padrejtë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, dhe e ka denoncuar këtë në çdo rast të mundshëm.

Rama u shpreh se nuk është në garë me Vetëvendosjen dhe e quajti të gabuar përpjekjen e saj për të përzier marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë me garat elektorale të balotazheve komunale. Ai kritikoi qëndrimet e kaluara të kësaj force politike, duke kujtuar se dikur as himnin e Kosovës nuk e njihnin, e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit – për të cilin, sipas tij, dikush do të kishte dashur ta shihte përjetë në Hagë.

Më tej, Rama tha se Gjykata Speciale është ngritur për të hetuar çështje të rënda si trafiku i organeve, jo për të marrë peng presidentin e Kosovës. Sa i përket protestës “Drejtësi për Çlirimtarët”, ai sqaroi se nuk është organizator e as folës, por e mbështet me zemër si qytetar i thjeshtë. Megjithatë, vendosi të mos marrë pjesë për të mos i dhënë asaj ngjyrime politike, që mund t’i dëmtonin qëllimin dhe mbështetjen popullore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu