Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Rotonda e Levanit” në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin I. P. është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi L. B., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit L. B., ndërsa I. P. dhe katër pasagjerë të tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu