Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku është plagosur ish-efektivi i policisë, Adil Veli, 56 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 19:10, gjatë një konflikti, Veli dyshohet se është goditur me një send të fortë – konkretisht me tytën e një pistolete. Si pasojë e goditjes, arma dyshohet se është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar dëme të tjera.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, Policia ka sekuestruar një gëzhojë arme zjarri si provë materiale. Forcat e rendit dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, sidomos në një moment kur Saranda është e mbushur me vizitorë dhe ndodhet në kulmin e sezonit turistik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu