Një 46-vjeçar është dhunuar nga një grup të rinjsh në zonën e Kakomesë, pasi dyshohet se po filmonte me telefon plazhin.

I lënduari është Gentjan Papagjika, banor i Sarandës. Sipas dëshmisë së tij, të rinjtë po lëviznin me automjet kur ndaluan pranë tij dhe nisën ta fyenin e ta pyesnin se përse po filmonte.

Situata më pas është përshkallëzuar në konflikt fizik. Papagjika dyshohet se është goditur disa herë me grushte, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të tjera në trup.

Fillimisht 46-vjeçari u dërgua në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së tij u transportua drejt Janinës për trajtim të specializuar. Ai është me origjinë nga Nivica dhe rezulton se posedon edhe pasaportë greke.

Pas ngjarjes, Policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të konfliktit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu