Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 02:17 të mëngjesit të së martës në brigjet e Rodosit .

Epiqendra e tërmetit ndodhej 21 kilometra në veri të Rodosit dhe thellësia u vlerësua në 64.9 kilometra.

Tërmeti u ndje në shumë zona të Turqisë, si dhe në Kretë.

Më parë, dridhja ishte llogaritur në 5.7R, 26 kilometra në verilindje të Rodosit me një thellësi prej 40 kilometrash.

Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar vlerësoi se dridhja ishte me magnitudë 6R me një epiqendër 19 kilometra në veri të Rodosit.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

Ndryshe paraqitet situata në Turqi. Sipas “Sabah” një 14 vjeçare ka humbur jetën për shkak të atakut të panikut gjatë tërmetit, ndërsa 69 persona kanë mbetur të plagosur, pasi janë hedhur nga lartësia për shkak të frikës.

 

“Gjatë tërmetit në Fethiye, vajza jonë 14-vjeçare Afranur Günlü u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht ndërhyrjeve. Në Muğla dhe rrethet e saj, 14 nga 69 qytetarët tanë që u hodhën nga lartësia të përfshirë nga paniku. U uroj shëndet qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Lëkundjet kanë qenë tepër të forta dhe janë ndjerë kryesisht në Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli dhe Manisa./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu