Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një video të animuar, pjesë e rubrikës që ai e quan “Teatri i Kukullave të së dielës”, me titull “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”, ku ironizon figurat kryesore të opozitës.

Videoja është një skeç satirik ku Rama përqesh përpjekjet e opozitarëve për lobimin shumë milionë dollarësh për heqjen e “non gratës”. Në video shfaqen personazhe që përfaqësojnë Sali Berishën, Adriatik Lapajn dhe Lulzim Bashën, të cilët diskutojnë mbi gjetjen e parave, lidhjet me SHBA-në dhe mungesën e rezultateve konkrete.

 

Në videon ironike subjekt talljeje janë justifikimet e PD për ndihmë nga diaspora, premtimet e mëdha për të rrëzuar regjimin dhe kontrasti mes shumës marramendëse të lobimit dhe realitetit politik të opozitës. Videoja përfundon me një paralajmërim humoristik për një “bombë të kurdisur” që pritet të trondisë skenën politike, ndërsa ironia vazhdon me ide të mëdha për ndryshim që, sipas skeçit, përplasen në mungesën e veprimit.

Ky postim vjen në vazhdën e sulmeve të vazhdueshme verbale të Ramës ndaj opozitës, ku ai përdor shpesh humorin dhe karikaturën për të goditur kundërshtarët e tij politikë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu