Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkoi lirinë. Prej 4 muajsh Meta mbahet në qeli, ndërsa kërkonte lirinë më argumentin se jemi në prag të zgjedhjeve të 11 majit dhe se drejton forcën e dytë opozitare në vend.

Trupa Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici rrëzuan rekursin e Metës, por edhe të Monika Kryemadhit që e cilësonte masën “detyrim paraqitjeje” të paligjshme.

Kështu, Kryemadhi mbetet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.Ajo kërkonte shuarjen e masës të marrë kundrejt saj nga ana e GJKKO-së.

Kryemadhi është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimin për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarimit të pasurive, në lidhje me dosjen e CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Kryemadhit, ndërkohë SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre.

Masa arrest me burg për Metën është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit, duke bërë që Meta prej 21 tetorit 2024 të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu