Rojet bregdetare greke kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra e dhjetëra emigrantëve këto 3 vitet e fundit, bazuar mbi denoncimet e dëshmitarëve, përfshi 9 që thuhet  se janë hedhur në det qëllimisht. Ata janë pjesë e 40 personave që kanë vdekur të shtyrë nga rojat bregdetare jashtë ujërave greke thuhet në një analizë të BBC.  Hetimin e rrjetit britanik, Roja Bregdetare greke e hedh kategorikisht poshtë.

yacht hotel sarande

Por BBC ka shfaqur pamje të braktisjes së 12 emigrantëve në një barkë në det. Qeveria greke prej kohësh akuzohet se kthen emigrantët prapa për në Turqi duke shkelur ligjet ndërkombëtare, por kjo është hera e parë që BBC numëron viktimat e këtyre akteve duke analizuar 15 incidente nga maji 2020 deri në 2023 të cilat kanë rezultuar në 43 vdekje. Rezultatet shfaqen në dokumentarin Dead Calm: Killing in the Med?  me rrëfimet e të mbijetuarve./Mespec.al pershtatur nga BBC

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu