Të premten e kaluar, Ruben Loftus Çik, Teo Hernandez, Kamarda dhe Kalabria kaluan mbrëmjen në Forum d’Assago, ku ishin për të dëgjuar koncertin e artistit Lazza, një tifoz i çmendur i Milanit dhe mikun e tyre.
Dhe ka një foto që nxjerr hapur futbollistët me këngëtarin. Rezultati? Serxho Konseisa nuk e pëlqeu këtë vendim sepse nuk do të kishte dashur t’i shihte lojtarët e tij në koncerte. Ashtu siç nuk i pëlqeu reagimi i Kalabrisë për zëvendësimin në ndeshjen kundër Parmës kur në dalje nga fusha mbrojtësi goditi një shishe).
SHTJELLIMI Në prag të një jave shumë të rëndësishme që hapej me Parmën dhe kualifikimi i drejtpërdrejtë në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve në Zagreb, pa harruar derbin në fund të javës, kushdo mund të kuptojë momentin e trajnerit të “Djallit”. Për shembull, mund të thuhet diçka për arsyet e nervozizmit të tij. Dukshëm ai nuk e vlerësoi faktin që disa lojtarë shkuan në koncert dhe ua bëri të qartë lojtarëve që nuk dëshiron që këto skena të përsëriten kur janë pranë ndeshjeve të mëdha.
Sipas parimeve të pashkruara të Konseisaos, apo të çdo trajneri le të themi, ajo dalje në grup mund të ishte shmangur, edhe nëse klubi ishte në dijeni të pranisë së lojtarëve në koncert. Në mënyrë të ngjashme, tekniku luzitan nuk e priti mirë reagimin e Kalabrias ndaj zëvendësimit pas të cilit një shishe, të cilën e mori trajneri dhe goditi disa herë stolin. Gjërat që ndodhin, sepse fundja i kemi parë herë të tjera. Skena e fundit, trajner kundër lojtarit, nga ana tjetër është një gjë e rrallë, një shembull i keq që palët e përfshira sigurojnë se nuk do të shihet më.
FTESA E ARSTISTIT – Ai që nuk e ka marrë aspak seriozisht këtë situatë duket të jetë vetë këngëtari Lazza që në mënyrën e tij ka tentuar të zbusë disi situatën. Duke postuar në rrjetet sociale ai e ka ftuar Serxho Konseisaon që të marrë pjesë në një nga koncertet e tij të radhës. “Trajner ju pres, do ta shihni që do të argëtoheni”, duke e përfunduar me “Forza Milan gjithmonë”./Panorama