
Milani dhe Interi kanë barazuar 1-1 në derbin miqësor të zhvilluar në Australi, në kuadër të turneut veror përgatitor për sezonin e ri.
Para fillimit të ndeshjes, dy skuadrat nderuan legjendën e Milanit dhe futbollit italian, Franco Baresi, me një minutë heshtje pranë fanellës së tij ikonike me numrin 6, një ditë pas ceremonisë së lamtumirës.
Interi kaloi në avantazh në minutën e 53-të me Federico Dimarcon, ndërsa Milani barazoi në minutën e 84-t nga pika e bardhë me Christopher Nkunku.
Takimi u mbyll në barazim 1-1. Ndryshe nga sa ishte planifikuar fillimisht, organizatorët vendosën të mos zhvillonin serinë e penalltive pas përfundimit të kohës së rregullt.






