Kreu i SPAK, Altin Dumani nis sot ushtrimin e detyrës, edhe si Komisioner Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Me mbarimin e mandatit më 31 dhjetor 2024, Komisioneri Publik do të zëvendësohet në seancat gjyqësore publike në Kolegj, nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

yacht hotel sarande

Mbarimi në fund të vitit 2024 i mandatit të komisionerëve publikë pasohet edhe me marrjen e stafetës nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA.

Mandati i vazhdimit të vetingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë vetingut, u kontrolluan 805 funksionarë, prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë, pa llogaritur rreth 100 prej tyre që u dorëhoqën.

Aktualisht kanë mbetur për t’u shqyrtuar në KPA, mbasi janë apeluar, 42 gjyqtarë dhe prokurorë. Kurse në Gjykatën e Strasburgut rezulton se kanë bërë padi 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri./euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu