Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë publike detajet e procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Në një konferencë për shtyp, ai njoftoi se procesi i regjistrimit ka nisur dhe do të vijojë të jetë i hapur deri më 4 mars 2025.

yacht hotel sarande

Kjo periudhë synon t’u japë mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Procesi është pjesë e përpjekjeve për të përfshirë më shumë diasporën në jetën politike të vendit.

“Platforma e regjistrimit të votuesve nga jashtë “PER” është në funksion që prej orës 00:00. Votuesit nga jashtë mund të regjistrohen nëpërmjet platformës PER, duke aksesuar këtë platformë nga faqja e internetit të KQZ ose aplikacioni KQZ të cilat mund të aksesohen si nga kompjuteri personal ashti dhe nga mobile. Fillimisht do të shkohet tek faqja www.kqz.gov.al , kur shkon të rubrika votues nga jashtë, aty do tu shfaqen tre butona, një fton për tu futur në PER, tjetri ka të dhënat për regjistrimin dhe butoni 3 nëse ka nevojë për më shumë sqarime. Mandej duke klikuar hyr në PER, votuesi nga jashtë mund të realizojë procesin e aplikimit dhe plotësimit te të gjitha fushave që do ti shfaqen, ka një buton “ndihmë” që pa filluar procesin të kërkojë asistencë ose duke pyetur përmes një sistemi chatbot, mund të telefonojë një operator të KQZ, telefonata është me pagesë, mund të komunikojë përmes whatsApp dhe mund ti dërgojë email KQZ. I gjithë ky proces sikurse realizohet nga faqja e KQZ, mund të realizohet edhe përmes aplikacionit të KQZ ose nëpërmjet webmobile. Nga dje deri sot janë 397 kërkesa të paraqitura dhe të ndara sipas shteteve: 97 kërkesa janë nga Italia, 81 kërkesa nga Gjermania, 51 nga Mbretëria e Bashkuar, 36 nga Greqia, 28 nga SHBA, 18 nga Suedia, 14 nga Franca, 11 nga Austria ”, tha Celibashi.

Sipas Celibashit, votuesit që aplikojnë për regjistrim nga jashtë vendit dhe nuk e plotësojnë kriterin e kërkuar nuk do të penalizohen. Në rast refuzimi të kërkesës, ata kanë të drejtën të riparaqesin aplikimin e tyre sa herë të dëshirojnë deri në afatin e fundit, që është 4 mars.

“Deri më datë 4 mars çdo gjë është e mundur. Pas datës 4 mars, nëse një prej zgjedhësve gjendet në listën nga jashtë, dhe nuk do të votojë nga aty, ka një mënyrë për ta adresuar, do i kërkohet Gjendjes Civile ku ka bashkinë për t’iu përfshirë në listën e zgjedhësve brenda vendit. Nëse është me vendqëndrim, jashtë territorit të Shqipërisë dhe ngarkon një dokument që e lidhet me adresën që ai ka deklaruar do të regjistrohet, nëse nuk përmbush kushtet nuk regjistrohet. Kushti që lidhet me pranimin ose jo të kërkesës ka të bëjë më ngarkimin e një dokumenti që lidhet me adresën që ai deklaron në sistem. Për ligjin mjafton që të konsiderohet votues nga jashtë”, u shpreh Celibashi.

/rtsh.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu