Emigrantë të ardhur nga Italia, Greqia, Gjermania, Belgjika, SHBA dhe vende të tjera iu bashkuan qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

“Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Diaspora është me ne” ishin disa prej thirrjeve të protestuesve.

Në fjalimet e mbajtura gjatë tubimit, disa prej emigrantëve folën për arsyet që i kishin shtyrë të largoheshin nga Shqipëria dhe kërkuan ndryshim politik në vend. Mesazhet nuk u drejtuan vetëm kundër qeverisë Rama, pasi pati edhe thirrje kundër kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe kundër klasës politike.

Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, protestuesit marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërsa tubimi u mbyll pa u raportuar incidente të rënda.

Sipas organizatorëve, përfshirja e diasporës në protestat kundër qeverisë do të vijojë edhe gjatë fundjavës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu