Detaje të reja janë zbuluar nga atentati me armë zjarri që ndodhi në Vlorë mbrëmjen e së mërkurës. Shënjestër e autorëve ishte 29-vjeçari Kevin Hajrulla.

Gazetarja Greta Haskaj përcolli në Klan News detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndë. Mendohet se autorët që kanë marrë pjesë në atentat kanë qenë tre.

yacht hotel sarande

Ata kanë përdorur një makinë tip “Kia” me targa italiane të vjedhur. Siç është bërë me dije më herët, makina është gjetur në autostradën Vlorë-Fier, i djegur në pjesën më të madhe të tij. Sot, efektivët kanë gjetur brenda mjetit disa gëzhoja.

Ndërkohë policia ka kryer kontrolle gjatë natës në disa banesa dhe janë shoqëruar disa persona. Deri më tani nuk flitet për të arrestuar.

Sa i përket Kevin Hajrullës, ai është dërguar në spital për ndihmë të specializuar pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën. Nga ngjarja u plagos edhe një kalimtar i rastit.

Nga spitali është mësuar se Armand Spahiu i gjendur rastësisht ka marrë një plumb në këmbë. Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar prej mesnatës.

“Është i ndergjegjshem dhe jashtë rrezikut për jetën”, raportoi gazetarja.

Policia vijon hetimin e ngjarjes për të zbuluar arsyet e atentatit ndaj 29-vjeçarit./tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu