Ergys Agasi

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Ergys Agasin, një nga të akuzuarit në dosjen “AKSHI”.

Apeli pritet të shpallë vendimin për masën e sigurisë ndaj tij të martën, më 22 shtator, në orën 13:00.

Agasi u arrestua në fund të gushtit, pas rreth tetë muajsh në arrati, në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa policia e kishte ndjekur që nga Elbasani.

Në momentin e arrestimit, në automjet me të ndodhej edhe ish-zyrtari i policisë Ulian Shpataraku, i cili u ndalua po atë ditë.

Çështja “AKSHI” vijon të jetë nën hetim nga organet e posaçme të drejtësisë, ndërsa vendimi i Apelit për masën e sigurisë së Agasit pritet të merret nesër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu