Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në tryezën e zhvilluar lidhur me Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, duke u fokusuar edhe me çështjen e Pronës dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE
Ai theksoi se duhet një domosdoshmëri për të krijuar një front të madh mbështetës për Shqipërinë drejt rrugës në BE.
“Nuk jam këtu për të dhënë mend sepse qëllimi kryesor i këtij komisioni të posaçëm dhe i gjithë grupi të madh të ekspertëve të pavarur dhe unë e çmoj, por parlamenti duhet të bëhet epiqendra e një ndërveprimi intensiv që fillon me këtë fazë të këtij procesi dhe që në këndvështrimin tim duhet të vazhdojë deri në momentin kur Shqipëria të anëtarësohet në BE. Mënyra se si Komisioni i Posaçëm do të transformohet brenda në parlament, besoj do të përcaktohet nga vetë ky proces ku do të dalin konkluzionet për të tria pushtetet. E them se ky proces i madh teknik është e papërballueshme vetëm me burimet e brendshme që ka qeveria”, tha ai./ora news