Aktivisti i çështjeve të bujqësisë dhe kreu i Urdhrit të Mjekëve Veterinarë, Ervin Resuli reagon për denoncimin që gazetarja Rudina Muça i bëri ministres së bujqësisë, Anila Denaj. Intimidimi i gazetarëve dhe jo vetëm është bërë normë, dhe kjo normë vërehet ministër pas ministri shkruan ai në Facebook.
Gazetarja Muça e akuzoi ministren Denaj se i bënte presion motrës së saj punonjëse në një nga inistitucionet e varësisë të kësaj ministrie, pas publikimit të një skandali në lidhje me vaksinat e brucelozës e cila si sëmundje muajt e fundit ka kaluar nga kafshët te njeriu në vendin tonë.
“Rasti i Ministres së Bujqësisë, e cila konsideron veterinerët si patronazhistë dhe i detyron ata të shpërndajnë dhe të bëjnë “like” apo “share” në Facebook me detyrim, mbetet një nga precedentët më të pështirë në këtë institucion. Dështimi i sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, për shkak të një buxheti mjeran, mbetet një rekord i kësaj Ministreje.”- vëren Resuli.
Punonjësit e MBZHR dhe institucioneve të varësisë bëjnë “like” me detyrim edhe në postimet partiake të ministres siç janë takimet elektorale në pozicionin e deputetes së PS në zonën e Sarandës si rasti më poshtë:
Në faqen me emrin e ministres që drejton dikasterin e Bujqësisë nuk gjen 24 orët e fundit asnjë postim për gripin e shpendëve të zbuluar në një vatër në Mëzez, postim ky që natyrisht do të kërkonte mbështetjen e punonjësve për ta shpërndarë për sensibilizimin e popullatës.