Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e një policeje të Kosovës që ndodhet në Zveçan, por përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

yacht hotel sarande

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se policja me inicialin M. nga radhët e komunitetit serb nuk ka qenë në shtëpi në kohën e shpërthimit, ndërsa dyshohet se akti është kryer me qëllim të frikësimit të të gjithë atyre që bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës.

Shefi i operativës për rajonin e veriut në kuadër të Policisë së Kosovës, Petrit Fejza, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se policia është duke zhvilluar hetimet dhe po bën përpjekje sa më parë që të identifikojë autorin apo autorët e këtij incidenti, ndërsa motivi ende nuk dihet. /A. Damati/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu